Dark Mode Light Mode

Seanca në Hagë, Hamza: Besojmë në të vërtetën historike!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se sot ka nisur faza përmbyllëse e një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë, duke theksuar se për më shumë se pesë vjet janë rrëzuar një nga një të gjitha akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza ka thënë se gjatë gjithë këtij procesi, çlirimtarët, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesor kanë qëndruar me dinjitet dhe me argumente të fuqishme, duke dëshmuar të vërtetën historike të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Tashmë pritet që drejtësia, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar”, ka theksuar Hamza, duke shtuar se ekziston bindje e plotë në pafajësinë e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Advertisement

Ai ka nënvizuar se ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por edhe një provë të rëndësishme të ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës dhe drejtësisë.

“Në fund, besimi ynë është i palëkundur, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi” ka përfunduar Hamza.

Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se Kosova beson dhe ka përsëritur thirrjen: “Liri për çlirimtarët”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 3 =

Previous Post

Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Turpi i drejtësisë së këtij shekulli

Next Post

Çitaku për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Historia nuk rishkruhet me padrejtësi

Advertisement