Dark Mode Light Mode

Seanca e Thaçit më 28 nëntor në Hagë, Syla: Këtë datë e kemi respektuar edhe në kohë lufte

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të mbajnë seancë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi më 28 nëntor, ditë që në Kosovë konsiderohet festë zyrtare për nder të Ditës së Flamurit.

Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk ka treguar respekt për historinë e popullit shqiptar.

“Ne e kemi konsideru që kjo gjykatë nuk ka respektu vlerën, historinë tonë, atë çka kanë dhënë shumë e shumë dëshmorë, gjeneratë pas gjenerate”,  tha ai.

Advertisement

Ai u shpreh se 28 Nëntori ka qenë gjithmonë datë e shenjtë për shqiptarët, e respektuar edhe gjatë periudhës së luftës.

“Është festë zyrtare në krejt shqiptarinë. Ne e kemi respektu këtë datë edhe në kohë lufte dhe e kemi nderu. Edhe historia jonë më e re lidhet me këtë datë, sepse atëherë është zyrtarizuar UÇK-ja, e pastaj kemi edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Syla.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 12 =

Previous Post

“Ia kanë gjetur kartelën e veteranit në xhep”, OVL konfirmon arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Serbia

Next Post

Rukiqi i LDK-së, Muratit: Ti ose nuk kupton, ose keqlexon, ose vazhdon rrenën patologjike

Advertisement