Dark Mode Light Mode

Seanca e parë për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika caktohet më 12 shkurt

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që më 12 shkurt të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për vrasjen e policit Muhamed Lika.

Bazuar në njoftim, seanca do të zhvillohet me fillim nga ora 09:00 kundër të pandehurve Haki Bela, Rilind Murati, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, dhe Vatan Çaka, të akuzuar për veprën penale vrasja e rendë dhe Diamant Gashi, i akuzuar për shkak të veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.

Seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe do të jetë e hapur për publikun.

Advertisement

Rreshteri Muhamed Lika u vra më 1 prill 2025 në Kaçanik, ndërsa po kthehej në banesë pas përfundimit të orarit të punës. Ai u qëllua me armë zjarri në hyrje të ndërtesës ku jetonte.

Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ngjarja dyshohet të ketë qenë e paramenduar, me motiv të lidhur me punën e tij si polic dhe detyrat që kryente. Investigimet tregojnë se një i mitur, i bashkëpunuar me persona të tjerë, e ndoqi Liken deri te hyrja e ndërtesës dhe e qëlloi me armë.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vrasjen e tij, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të veprës.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 13 =

Previous Post

Qeveria ia kërkon shkarkimin e Miftarit, PDK-ja shkarkimin e Gashit: A do të veprojë presidentja Osmani?

Next Post

Medalisti olimpik zviceran vdes në një ortek

Advertisement