Dark Mode Light Mode

Samsung së shpejti me telefonin me ekranin që palohet? 

Samsung së shpejti me telefonin me ekranin që palohet?

Modeli i telefonit të Samsung që palohet për të cilin është duke punuar që një kohë, me sa duket do të bëhet realitet së shpejti.

Sipas faqes koreane ETNews, Samsung do të fillojë me prodhimin e modelit “smartlet”, të cilin do ta prezantojë zyrtarisht në 2017.

“Smartlet” do të jetë një kategori e re e telefonit që palohet dhe kthehet në tablet, kur i njëjti shpaloset.

Advertisement

“Zhvillimi i OLED-it që palohet është duke ndodhur tani, dhe është pjesë e planeve tona. Prodhimi masiv i këtij lloji të ekranit është duke u diskutuar me partnerët tanë” tha një ekzekutiv i Samsung.

Ende nuk dihen detajet dhe specifikat e këtij modeli, por mediat koreane sugjerojnë se diagonalja e ekranit të këtij telefoni do të jetë me 5” kur pajisja është në formën e telefonit, dhe më pas kthehet në 7” kur pajisja bëhet tablet.

Megjithatë, ende mbetet të shihet se si do të jetë versioni final i kësaj pajisje hibrid.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × three =

Previous Post

​Bie tregtia me pakicë e produkteve ushqimore 

Next Post

Eva Longoria shkëlqen në mbrëmjen gala Global Gift (Foto) 

Advertisement