Përderisa gjatë fushatës Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shfaqi pamje të sallave të mbushura me mërgimtarë në Zvicër, rezultatet e para zyrtare nga terreni tregojnë një realitet krejtësisht tjetër.

Më 14 dhjetor, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte publikuar fotografi nga një tubim në Grenchen të Zvicrës, ku shihej një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish.

Të fala nga mërgata e Lidhjes. Zvicër Grenchen, ju faleminderit”, shkruante Abdixhiku, teksa në fotografi numëroheshin sigurt shumë më tepër se 33 njerëz.

Megjithatë, kutitë e votimit kanë nxjerrë një shifër goditëse për partinë e Abdixhikut.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së për qendrën e votimit në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë (CH02), LDK ka arritur të mbledhë vetëm 33 vota në total.

Ky rezultat e rendit LDK-në në një pozitë mjaft të dobët në këtë qendër: Lëvizja Vetëvendosje: 832 vota (91.13%), PDK: 35 vota (3.83%), LDK: 33 vota (3.61%) dhe AAK: 12 vota (1.31%).

SHPËRNDAJE