Dark Mode Light Mode
Mijëra protestues në sheshin “Skenderbe”
BERISHA, qytetarëve të Luginës së Preshevës: Ndëshkoni me votë dhunën serbe
RIZA HALIMI, DACIC-it: HAJDE ARRESTOM SE EDHE UNË JAM TERRORISTË !

BERISHA, qytetarëve të Luginës së Preshevës: Ndëshkoni me votë dhunën serbe

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për situatën në Luginën e Preshevës, pas arrestimeve të disa shqiptarëve nga policia serbe. Në një deklaratë për mediat, ai e cilëson këtë ngjarje si një akt të ulët terrori me qëllime politike.

 

Tiranë, 5 maj

Advertisement

“Qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga fallangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike”, thuhet në reagimin e kreut të qeverisë.

Gjithashtu, “qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit”.

Kreu i qeverisë vlerëson deklaratën e këshillave komunale dhe thekson se shqiptarët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. “Qeveria mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, shprehet Berisha.(Tiranë, 5 maj 2012, NOA –)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − 12 =

Previous Post

Mijëra protestues në sheshin “Skenderbe”

Next Post

RIZA HALIMI, DACIC-it: HAJDE ARRESTOM SE EDHE UNË JAM TERRORISTË !

Advertisement