Dark Mode Light Mode

Rukiqi i LDK-së, Muratit: Ti ose nuk kupton, ose keqlexon, ose vazhdon rrenën patologjike

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj zyrtarit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, pasi ky i fundit publikisht pyeti kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pse partia e tij nuk e kishte votuar buxhetin kur, sipas Muratit, ekzistonte mundësia.

Rukiqi ka thënë se ministri “ose e keqlexon, ose nuk e kupton” qëndrimin e Abdixhikut, duke theksuar se marrëveshja mes palëve ka qenë e qartë: seanca për votimin e buxhetit duhej të thirrej menjëherë pas mandatimit të Glauk Konjufcës si kryeministër, dhe paketa buxhetore të hidhej menjëherë në votim.

Ai i ka sugjeruar Muratit që ta pyesë vetë Konjufcën për atë çfarë, sipas tij, ky i fundit i ka konfirmuar presidentes Vjosa Osmani në lidhje me dakordimin politik. Sipas Rukiqit, Qeveria në detyrë ka pasur 15 ditë kohë për të gjetur zgjidhje, por ka zgjedhur të zvarrisë procesin për të ruajtur një “datë specifike elektorale”, duke e bërë buxhetin instrument presioni.

Advertisement

Në fund, Rukiqi ka përsëritur kritikat që i artikuloi edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: që ministri Murati të “lëshojë mjetet” dhe të ndalë “shantazhin politik”.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − fourteen =

Previous Post

Seanca e Thaçit më 28 nëntor në Hagë, Syla: Këtë datë e kemi respektuar edhe në kohë lufte

Next Post

Hamza: Më 28 dhjetor vendoset drejtimi i Kosovës – më jepni besimin që ta rikthej stabilitetin

Advertisement