Dark Mode Light Mode

RTK nga nesër në grevë të përgjithshme

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar të gjithë punonjësit se nesër nga ora 11:00 deri në ora 13:00, të gjithë sektorët në Radio-Televizionin e Kosovës do të hyjnë në grevë.

Kjo sindikatë ka bërë të ditur se nëse situata vazhdon e paqartë dhe kërkesat e tyre nuk adresohen, atëherë do të marrin vendim për bojkot të shumicës së emisioneve dhe lajmeve në RTK.

“Gjatë kohës së grevës, krahas ndaljes së punës, do të organizohen protesta dhe do të ndërmerren veprime të tjera në ekran si shenjë e protestës për situatën e rëndë që po kalojnë kolegët dhe transmetuesit public”, shkruhet në njoftimin për media.

Advertisement

Njëherësh sindikata fton mediat që të jenë të pranishme në fillimin e grevës së përgjithshme për të ndjekur nga afër zhvillimet.

“Ky veprim është ndërmarrë pas dërgimit të kërkesave tona dhe njoftimit të të gjithë akterëve përkatës 7 ditë më parë, në përputhje me ligjin për grevat.

Edhe njëherë, bëjmë thirrje që Menaxhmenti të marrë vendim për bojkotimin e fushatës zgjedhore dhe ngjarjeve me karakter politik. Nëse kjo nuk ndodh, Sindikata do ta marrë këtë vendim vetë”, shkroi sindikata e RTK-së.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + six =

Previous Post

Haradinaj me mesazh të fortë për luftëtarët: Jemi shumë më tepër se propaganda e tyre

Next Post

Ndërprerja e transportit urban, Abdixhiku: Mesazhin e Prishtinës nuk e paskan të qartë, do e marrin me 28 dhjetor sërish

Advertisement