Dark Mode Light Mode

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

Qarkullimi në aksin rrugor Prishtinë – Pejë e respektivisht për Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është zhvilluar me vështirësi sot në orët e mëngjesit, si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.

Siç shihet edhe në foto, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa rruga paraqitet e mbuluar me borë dhe e rrëshqitshme.

Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Advertisement

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe respektim të rregullave të trafikut, sidomos në drejtim të aeroportit, ku fluksi i automjeteve mbetet i lartë gjatë orëve të para të ditës.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − eleven =

Previous Post

Kapet në Skenderaj një person që ishte në kërkim, kishte ndërruar mbiemrin

Next Post

Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit

Advertisement