Dark Mode Light Mode

Rrëzohet një helikopter i regjimit të Asadit

Një helikopter ushtarak është rrëzuar të hënën pasi u godit me sa duket gjatë luftimeve mes forcave qeveritare dhe kryengritësve në Damask.

Televizioni shtetëror sirian ka pranuar se është rrëzuar një helikopter por, nuk ka dhënë detaje të tjera.

Aktivistët pro-sirianë që kanë raportuar për aksidentin, thanë se luftimet mes trupave të mbështetur nga helikopterët dhe kryengritësve po zhvillohen në lagjen Joba të Damaskut.

Advertisement

Në një zhvillim tjetër, aktivistët e opozitës kanë akuzuar forcat e qeverisë se kanë kryer një masakër në Daraja të Damaskut.

Nuk është konfirmuar numri i saktë i viktimave, derisa aktivistët thonë se numri shkon nga 300 deri në 600.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 1 =

Previous Post

Gruevski frikësohet nga zgjedhjet, kthen prapa 'branitellat' ?!

Next Post

Tepelenë, i vuri zjarrin kodrave, arrestohet 63-vjeçari

Advertisement