Dark Mode Light Mode

Rrahmani: Nuk jemi shkrirë në PDK, kemi vetëm marrëveshje bashkëpunimi

Deputeti Eman Rrahmani thotë se ruajnë identitetin politik, por do të vazhdojnë të jenë pjesë e grupit parlamentar të PDK-së.

Eman Rrahmani, deputet i zgjedhur nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë shkrirë në këtë parti, por kanë vetëm një marrëveshje bashkëpunimi.

Rrahmani tha se aktualisht janë pjesë e grupit parlamentar të PDK-së dhe se kështu do të vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen.

Advertisement

“Ne e kemi identitetin tonë, të cilin e kemi pasur edhe para se të bëjmë koalicion dhe marrëveshje me PDK-në. Ne nuk jemi shkrirë në Partinë Demokratike të Kosovës, mirëpo kemi koalicion, një marrëveshje që për katër vjet i shtyn përpara çështjet dhe ato që ne i kemi parë të rëndësishme”, u shpreh ai.

Rrahmani shtoi se bashkëpunimi në kuadër të grupit parlamentar do të vazhdojë, ndërsa theksoi se në të ardhmen do të ketë diskutime dhe angazhim për të përcaktuar hapat e mëtejmë politikë.

“Tani jemi pjesë e grupit parlamentar të PDK-së dhe do të vazhdojmë të jemi. Natyrisht që ka shumë diskutime, punë dhe angazhim, të cilat do të vendosin se si do të veprojmë dhe si do të angazhohemi në vazhdimësi”, përfundoi Rrahmani.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − nine =

Previous Post

Mbi 71 mijë vota, si ia pa “hajrin” Arian Tahiri humbjes në Mitrovicë?

Next Post

Comodita Home: Një pjesë e fabrikës përfshihet nga zjarri, nuk ka të lënduar

Advertisement