Dark Mode Light Mode

Rrahje mes të miturve në “Super Viva” në Lipjan, një 15-vjeçar përfundon në QKUK

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në Lipjan, ku një përleshje fizike mes të miturve ka përfunduar me lëndime serioze dhe trajtim spitalor në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se rreth orës 18:30, në restaurantin “Poomo”, që gjendet brenda Qendrës Tregtare “Super Viva” në rrugën “Skënderbeu”, ka ndodhur një rrahje, ku i mituri D.I ka pësuar lëndime trupore.

Sipas informatave, i dëmtuari dyshohet se është sulmuar nga një tjetër i mitur, V.B, me ç’rast ka pësuar lëndime në veshin e majtë, ndërsa dyshohet se gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mprehtë.

Advertisement

I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në QKMF në Lipjan, por për shkak të gjendjes së tij, është dërguar më pas për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.

Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Me vendim të organeve kompetente, i dyshuari do të dërgohet në ndalim policor për 24 orë, në Qendrën e Ndalimit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + six =

Previous Post

Alba dhe Limi pas përballjes së fortë përqafohen

Next Post

Ky është i dyshuari që sulmoi zyrtarët policorë në Kaçanik – përfundon në ndalim

Advertisement