Dark Mode Light Mode

Rrahim Tërnava: “Rinia dhe gratë janë themeli i ndryshimeve pozitive në Fushë Kosovë”

 

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka theksuar rëndësinë e brezit të ri dhe rolit të grave në sjelljen e ndryshimeve pozitive dhe të qëndrueshme për komunën.

Advertisement

Përmes një postimi, Tërnava ka theksuar se Fushë Kosova gjendet në një moment kyç, ku kërkohet një proces i thellë i ripërtëritjes, jo vetëm për të sjellë figura të reja në politikë, por edhe për të fuqizuar vlerat dhe për të ndërtuar një qeverisje në shërbim të qytetarëve.

“Rinia dhe gratë janë themeli i ndryshimeve pozitive. Tash, më shumë se kurrë, Fushë Kosova ka nevojë për një brez të ri që investon, ndërton dhe sjell frymë të re e pozitive. Komuna duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe efikase,” ka theksuar Tërnava.

Ai ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij procesi dhe të kontribuojnë me zërin dhe idetë e tyre.

“Si kandidat për kryetar të komunës, ju ftoj që zëri dhe idetë tuaja të dëgjohen. Bashkë për angazhim, punë e vlera të përbashkëta,” ka shtuar kandidati i PDK-së.

Duke folur për vizionin e tij politik, Tërnava është shprehur i bindur se zgjedhjet e 12 tetorit do të sjellin një fitore për qeverisjen transparente, të ndershme dhe në shërbim të çdo qytetari.

https://www.facebook.com/share/v/1BCrwDJbNr/?mibextid=wwXIfr

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × three =

Previous Post

Arbër Ismajli: EuroModel, shembulli më i mirë i ndërmarrësisë moderne në Gjilan

Next Post

Prattipati – Kurtit: Veprimet që dobësojnë stabilitetin, sfidë serioze për partneritetin tonë – jemi duke e shqyrtuar përgjigjen

Advertisement