Dark Mode Light Mode

“Ronaldo e ka lënë derën hapur për t’u kthyer te Real Madrid”

Kthimi i Cristiano Ronaldos te Real Madrid në ndonjë fazë nuk do të ishte befasi, thotë shoku i skuadrës së tij te Portugalia, Jose Fonte, pasi sipas tij, ylli i Juventus “gjithmonë e ka lënë derën e hapur”.

Fituesi i pesë herë Topit të Artë mori një vendim befasues për t’u larguar nga ‘Santiago Bernabeu’ gjatë verës së vitit 2018.
 
Pas nëntë vitesh të shënuara me rekorde, Ronaldo zgjodhi të nis një sfidë të re në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Unë e di që ai e do Madridin, kjo është e sigurt”, ka deklaruar Fonte, teksa fliste për Ronaldon, përcjell lajmi.net.

“Ishte e qartë se ai e do klubin, është një nga klubet më të mëdha në botë, nëse jo më i madhi”.

Advertisement

“Ai la shumë, shumë miq atje dhe gjithmonë la derën e hapur”.

“Kështu që unë nuk do të befasohesha nëse ai kthehet te Real Madrid”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 14 =

Previous Post

Djali i presidenti Vuçiq rezulton pozitiv me koronavirus

Next Post

COVID-19 ‘goditi’ çmimet e futbollistëve: Rënie të madhe pësojnë edhe lojtarët e Kosovës<br><br>

Advertisement