Dark Mode Light Mode

Robben: Kishim probleme brenda grupit

Arjen Robben, ylli i kombëtares hollandeze, shprehu zhgënjimin e tij pas eliminimit të “Portokallinjve” nga EURO 2012 pasi kanë humbur 3 ndeshjet e “Grupit të Ferrit”.

“Kemi humbur të tre sfidat (Danimarkë, Gjermani dhe Portugali) dhe kjo është e vështirë për tu pranuar, por është realiteti. Është e vështirë të shpjegosh arsyet e këtij dështimi”, theksoi mesfushori hollandez pas ndeshjes së humbur 2-1 ndaj Portugalisë.

“Ndaj Portugalisë e nisëm mirë, por më pas nuk luajtëm siç duhet dhe humbëm”, theksoi Robben.

Advertisement

Më pas, lojtari i Bayern Munchen pranoi se brenda stafit të kombëtares ka pasur probleme: “Kishte disa gjëra që nuk na ndihmuan të kishim atmosferën e duhur, por nuk do ia themi mediave.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − eight =

Previous Post

Tenisti godet me shkelm gjyqtarin (VIDEO)

Next Post

Dr.KRASNIQI: PESËSHE LIDERËVE TANË PËR VIZITËN NË ARABINË SAUDITE. POR...

Advertisement