Dark Mode Light Mode

Rinumërimi i votave sjell humbje të mëdha votash për kandidatët e PDK-së

Pas përfundimit të rinumërimit në 19 komuna, disa kandidatë të PDK-së kanë pësuar rënie të ndjeshme të votave krahasuar me rezultatet preliminare.

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare ka prodhuar diferenca të konsiderueshme për disa kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas përfundimit të rinumërimit në 19 komuna, janë evidentuar humbje të ndjeshme të votave krahasuar me rezultatet preliminare.

Nga tabela e publikuar, kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi, rezulton me humbjen më të madhe, pasi pas rinumërimit ka 2 mijë e 180 vota më pak. Ndërkaq, kandidati tjetër i kësaj partie, Nait Hasani, ka humbur gjithsej 1,101 vota, raporton Reporteri.net.

Advertisement

Humbje të konsiderueshme kanë pësuar edhe kandidatë të tjerë të PDK-së. Arianit Çollaku rezulton me 855 vota më pak, Kujtim Gashi me 790 vota më pak, ndërsa Luljeta Veselaj Gutaj ka humbur 674 vota. Po ashtu, Enver Hoxhaj ka 669 vota më pak, Xhavit Haliti 596 vota më pak, ndërsa Fadil Demaku rezulton me një humbje prej 526 votash.

Sipas të dhënave të KQZ-së, pjesa më e madhe e këtyre ndryshimeve kanë ardhur si rezultat i rinumërimit të votave në komunën e Prizrenit, ku janë konstatuar dallimet më të mëdha në rezultate.

Procesi i rinumërimit vazhdon të jetë në fokus të opinionit publik, ndërsa pritet që KQZ të publikojë rezultatet përfundimtare pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =

Previous Post

Ilir Deda: Qindra komisionerë dyshohet se kanë kryer vepra penale me vjedhjen e votave

Next Post

UKSHFZ i jep mbështetje të plotë Agim Ademit për rizgjedhje në krye të FFK-së

Advertisement