Dark Mode Light Mode

Rifillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 11 komuna

Procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë ka rifilluar në 11 komuna.

Ky informacion është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili gjithashtu tregoi se cilat komuna janë përfshirë.

Ai bëri të ditur se “Qendrat Komunale të Numërimit që kanë rifilluar punën ndodhen në Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.”

Advertisement

Sipas Elezit, deri tani janë përpunuar mbi 2 mijë e 9 vendvotime nga gjithsej 2 mijë e 557, që përbën më shumë se 78.57% të totalit.

Ai gjithashtu dha informacion për 27 komunat ku procesi ka përfunduar plotësisht. “Këto 27 komuna përfshijnë gjithsej 1 mijë e 33 vendvotime dhe kanë përmbyllur aktivitetet deri më 31 dhjetor 2025, ora 12:00. Lista e komunave dhe numri i vendvotimeve për secilën është si më poshtë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8), Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45)”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − four =

Previous Post

Tragjedia në Zvicër, Osmani: Shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave

Next Post

Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

Advertisement