Dark Mode Light Mode

Revista “Charlie Hebdo” tallet me Profetin Muhamd.Tash godian e saj ruhet nga Policia

Paris, 19 shtator – E përjavshmja satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi një seri të karikaturave që tallin Profetin Muhamed. Karikatura në pjesën e pasme të revistës shfaq profetin lakuriq dhe paraqet imazhe të ngjashme edhe brenda revistës. Ministria e Jashtme e Francës ka urdhëruar rritjen e masave të sigurisë në misionet diplomatike në botë, nga frika e reagimit të mundshëm të dhunshëm nga myslimanët e ofenduar.

Publikimi i karikaturave vjen derisa zemërimi në botën islamike është rritur, si pasojë e filmit amator të bërë në SHBA, i cili po ashtu tall Profetin Muhamed. Filmi privat ka shkaktuar ditë të tëra trazirash që kanë lënë më shumë se 20 të vdekur.

Ndaj zyrës në Paris të revistës “Charlie Hebdo” qe hedhur bombë në nëntor të vitit 2011, pasi që revista pati publikuar një karikaturë tjetër të profetit.

Advertisement

Franca, me të paktën katër milionë myslimanë, e ka komunitetin më të madh islamik në Evropë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − 9 =

Previous Post

Dënimi i të rinjve shqiptarë me 116 vjet burg, si në kohën e Millosheviqit

Next Post

Familja Nuhiu nga Zvicra: Lirimi i vëllaut tonë Shemsiut, nga burgjet serbe, fitore e drejtësisë!

Advertisement