Dark Mode Light Mode

Refuzimi i dëshmisë së Bislim Zyrapit, avokati: Kjo cenon barazinë e palëve në procedurë

Avokati Ardian Bajraktri e ka kritikuar Gjykatën Speciale, e cila ka refuzuar dëshminë e ish-komandantit të Përgjithshëm, Bislim Zyrapi.

Ai ka vlerësuar se një veprim i tillë e cenon barazinë e armëve në procedurë, meqenëse Zyrapi është një nga dëshmitaret thelbësor.

Në profilin e tij në Facebook, Bajraktari ka shkruar se prej parimeve bazë të drejtësisë është barazia e palëve në procedurë.

Advertisement

“Prej parimeve bazë për të garantuar gjykim të drejtë, është edhe barazia e armëve, palëve në procedurë. Ky parim në procesin ndaj katërshës së UÇK-së në jo pak raste është cenuar, duke filluar nga koha disproporcionale që kanë pasur palët në dispozicion dhe jo vetëm. Opinioni u njoftua se Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara, ka refuzuar propozimin e mbrojtjes për të dëshmuar z. Bislim Zyrapi, ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pra, një dëshmitar i rëndësishëm”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Refuzimi bëhet shkelje nëse e cenon të drejtën për një gjykim të drejtë të përcaktuar me nenin 6 Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nëse një refuzim i tillë është arbitrar, pra pa arsyetim, e pamundëson palën të paraqesë thelbësisht çështjen e saj, duke refuzuar dëshmi ose prova vendimtare pa arsye të justifikuara, si dhe ndikon në barazinë e armëve ose në kontradiktoritetin e procesit”, ka shkruar ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 3 =

Previous Post

Meta i quan të paguximshëm ish-partiakët e tij në GUXO: Pse nuk e provoni pa u fshehur pas Kurtit

Next Post

Thirrja e Gërvallës, Haxhiut e Sveçlës ndaj mërgatës nga Vlora, Musliu: Janë në panik mashtruesit

Advertisement