Dark Mode Light Mode

Reeker: Clark dhe Hill kanë njohuri për UÇK’në, dëshmia e tyre e bazuar në fakte

Ish zyrtari i lartë amerikan Philip Reeker ka thënë se fakti që Clark dhe Hill kanë shkuar për të dëshmuar si dëshmitarë të mbrojtjes paraqet një hap shumë të rëndësishëm dhe sipas tij, dëshmitë e tyre do t’i mundësojnë mbrojtejs argumente të forta kundër akuzave që bëhen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Ky është një proces ligjor që është në vazhdim. Unë besoj se dëshmia e tyre, duke pasur parasysh se ata ishin zyrtarë të lartë që ishin thellësisht të përfshirë në atë kohë në atë që po ndodhte midis Serbisë dhe Kosovës gjatë luftës, do të shihet si një hap i rëndësishëm. Fakti që ata u ftuan dhe pranuan të paraqiteshin si dëshmitarë të mbrojtjes, mendoj se do t’i mundësojë mbrojtjes të paraqesë argumente të forta në lidhje me akuzat në këtë rast”, ka thënë Reeker.

“Siç e kuptoj unë, aktakuza ka të bëjë me përgjegjësinë komanduese të Hashim Thaçit gjatë asaj periudhe, dhe besoj se si Gjenerali Clark ashtu edhe Ambasadori Hill do të kenë njohuri të thella mbi atë që po ndodhte në të vërtetë, mbi strukturën e UÇK-së në atë kohë – para, gjatë dhe pas negociatave të Rambujesë. Kjo është arsyeja pse mendoj se ata do të sjellin pikëpamje të forta, të bazuara në fakte, dhe mund të ndihmojnë procesin. Duke parë përpara, mendoj se është koha e duhur që procesi të ecë përpara. Këta individë janë të ndaluar, jetët e tyre janë pezulluar dhe janë shkatërruar. Familjet e tyre janë prekur gjithashtu nga një proces që ka vazhduar për kaq shumë kohë. Prandaj, shpresoj që gjërat do të përparojnë më shpejt.”.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =

Previous Post

Gjykimi në Hagë drejt përfundimit: Dosjet përfundimtare dorëzohen deri më 19 janar, fjalët finale 9–13 shkurt

Next Post

Bujanoci u mbush me ngjyrat e traditës shqiptare – Manifestim kulturor me gatime e veshje tradicionale

Advertisement