Dark Mode Light Mode

Reduktohet akuza e Ramush Haradinajt ne Hagë

Tribunali i Hagës edhe një herë ka zbutur akuzat ndaj Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij në Zonën Operative të UÇK-së në Dukagjin, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Siç raporton portali KosovaTimes, në një njoftim nga Tribunali i publikuar të premten, thuhet se gjykatësit kanë urdhëruar Prokurorinë të korrigjojnë dhe shkurtojnë një varg pikash në aktakuzën kundër Haradinajt.Paneli i gjykatësve kërkon nga Prokuroria që mbi bazë të urdhrit të pastrohet aktakuza dhe t’i dorëzohet gjykatës deri më 21 janar.

Gjykimi i pjesshëm ndaj Haradinajt pritet të fillojë në fund të këtij muaji ose më së largu në fillim të shkurtit. Ky proces është paralajmëruar të përfundojë në qershor ose më së largu në gusht të këtij viti

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 13 =

Previous Post

Promovohet një vepër kushtuar Presidentit Rugova

Next Post

Një kujtim i trishtueshëm: 12 vjet nga maskra e kriminelëve serbë në Recak

Advertisement