Dark Mode Light Mode

Real Madridi ndalet nga Osasuna, Barcelona liderja e re e La Ligas

Real Madridi është ndalur me barazim 1:1 nga Osasuna në La Liga.

Kështu, merr fund ecuria e të gjitha ndeshjeve fitore në kampionat për “Los Blancos”.

Rezultati ndryshoi në minutën e 42-të, kur një top i dërguar në zonë nga Vinicius Junior nuk u prek nga askush dhe përfundoi në rrjetë.

Advertisement

Goli i barazimit erdhi në minutën e 50-të të ndeshjes, kur Garcia realizoi.

Në minutën e 78-të, Garcia u ndëshkua me karton të kuq, kurse nga pika e bardhë dështoi të shënonte Benzema, duke e goditur shtyllën.

Dy minuta më vonë, Benzema realizoi, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Me këtë barazim, Real Madridi tani ka 19 pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 9 =

Previous Post

Ky është bari më i mirë që ka ndonjë fushë futbolli në Ballkan, a e dini që kjo gjindet në Kosovë?

Next Post

Mediumi turk: S’ka të ndalur migrimi nga Ballkani, për 10 vjet Kosovës i ikën mbi 500 mijë njerëz

Advertisement