Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ndaljen e hyrjes së trenit “Kosova është Serbi” nga Serbia në territorin e Kosovës, nga autoritetet kosovare duke e quajtur këtë veprim “marrëzi nga Serbia”.
Në një postim të tij në Facebook, Rama i është përgjigjur një komentuesi me emrin Enver pasi e kishte pyetur lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se serbët mund të vijnë në Kosovë vetëm si turistë, por “kurrën e kurrës si zot të vendit”, shkruan “Koha Jonë”
“O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavise e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuaje atë te shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera – herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do të vijnë një dite po si zot te vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës? Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver”, ishte përgjigja e Ramës.
serbija ka perfituar me budallalleqe z. Rama dhe batutat e juaja me vucicin ne bg., sjellja nonshallante me nji kriminel, injorimi i kosoves ne bisedime per autostraden nish-durres dhe hekurudhen me kushtezimin e vucicit se nese aty ne tavoline do jene edhe perfaqesuesit e kosoves nuk ishte veprim i duhet por ishte dorzim para kriminelit dhe budallalleqeve të nji mendesie mesjetare , indiferenca e shtetit shqiptar tashe e 26 vite mbi martesat e qindra e mijea vajzave shqiptare per serb ne serbi ponjashtu nuk ishte veprim adekuat karshi banditeve ndermjetsues shqipefoles, tregetimi abnormal i biznesit shqiptar me serbine ponjashtu shkon ne dem të shqiptareve edhepse ketu shqiptaret e kosoves per arsye të veshtiresimit të kushteve të tregetimit me shqiperine ishin të detyruar të orjentohen kah serbija dhe kjo e shume veprime tjera , ia mundesuan serbise ne fund ta dergoj nji tren provokues dhe ti testoje reagimin e shqiptareve sepse , per Kosoven Serbija eshte e gateshme tu jepe shqiptareve € e $ me eskavator dhe Jo vetem të ua mbushte xhepat …Serbija e njeh shume mire naïveté tin e shqiptareve dhe do ta cfytezoje ate deri ne piken e fundit aq me teper duke marre shakes edhe nga batutat e juaja dhe indiferenca e inferioriteti i paraardheseve. Tuaj i nderuar z. Rama