Dark Mode Light Mode
Prokuroria aktivizohet në të gjitha komunat e Kosovës ku kishte rinumërim
Reagim i ashpër nga Melihate Tërmkolli ndaj Lumir Abdixhikut

Reagim i ashpër nga Melihate Tërmkolli ndaj Lumir Abdixhikut

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka shpërthyer me një reagim jashtëzakonisht të ashpër në rrjetet sociale kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe gjithë Kryesisë aktuale të partisë, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre për të marrë vendime në emër të LDK-së.

Sipas Tërmkollit, situata në LDK nuk lejon më “gjysmë-masa”, ndërsa dorëheqja apo shkarkimi i udhëheqjes aktuale është i pashmangshëm. Ajo e akuzon Abdixhikun për kapje të partisë, arrogancë politike dhe manipulime të rënda brenda strukturave partiake.

“Lumir Abdixhiku dhe krejt Kryesia aktuale e LDK-së nuk mund të marrin asnjë vendim në emër të LDK-së! Nuk ka pak dorëheqje! Ka dorëheqje ose shkarkim!”, shkruan Tërmkolli.

Advertisement

Në reagimin e saj, ish-deputetja përdor një gjuhë tejet kritike ndaj Abdixhikut, duke e akuzuar se po sillet si i paprekshëm dhe se po paralajmëron masa ndaj të tjerëve për “vjedhje votash”, ndërkohë që, sipas saj, ai është i bindur se do të vazhdojë ta mbajë me çdo kusht postin e kryetarit.

“Ky Lumiri, tuxhari i Tërrnovcit, multimilioneri me rrogë, flet për masa ndaj të tjerëve për vjedhje votash edhe pas një kuvendi të mundshëm, pra i bindur se ky duhet dhe ky do ta vazhdojë punën në krye të LDK-së?!”, thekson ajo.

Tërmkolli shkon edhe më tej, duke ngritur akuza të rënda për manipulime politike dhe morale, veçanërisht rreth çështjes së deputetit Hyseni, djalit të heroit Sali Çekaj.

“Si u bë deputet djali i Sali Çekajt – Hyseni – në shkurt 2025, kur as nuk u kandidua në zgjedhjet e dhjetorit? Kush manipuloi me të dhe me nderin e heroit të kombit pos Lumirit?”, shkruan ajo.

Në fund, reagimi i Melihate Tërmkollit merr tone alarmuese për fatin e LDK-së, të cilën ajo e quan “pasuria më e madhe kombëtare”, duke paralajmëruar se largimi i kësaj udhëheqjeje është i domosdoshëm për shpëtimin e partisë.

“Këta nuk largohen vetë. Po na detyrojnë t’i largojmë për të shpëtuar LDK-në!”, përfundon Tërmkolli, duke e shoqëruar reagimin me hashtagët #MakeDardaniaAgain dhe #MDA.

Ky reagim pritet të thellojë edhe më tej përçarjet brenda LDK-së, në një kohë kur partia po përballet me kriza të njëpasnjëshme politike dhe organizative.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 8 =

Previous Post

Prokuroria aktivizohet në të gjitha komunat e Kosovës ku kishte rinumërim

Advertisement