Dark Mode Light Mode

Rasti me dy viktima në një villë në Pejë, Prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova

Sot në një villë në Pejë ka ndodhur një rast tragjik, ku janë gjetur të vdekur dy persona.

Siç raportoi Gazeta me burime më herët, të dy viktimat janë të moshës së re.

Lidhur me çështjen, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë bëri të ditur për Insajderin se janë identifikuar dëshmitarë dhe janë siguruar prova.

Advertisement

“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia”, ka thënë Nikçi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 14 =

Previous Post

Besa Kabashi-Ramaj siguron ulësen në Kuvendin e Kosovës pa kuotë deri tani

Next Post

Numërohen mbi 50 për qind të votave, këto janë rezultatet për kandidatët e secilës parti

Advertisement