Dark Mode Light Mode

Rast tragjik në Junik: Një grua gjendet e vdekur në një shtëpi – një tjetër pa vetëdije, në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme në Junik, në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare, ku njëra prej tyre ka qenë pa shenja jete. Tjetra, njofton policia, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. “Raportohet se në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë”. “Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka njoftuar Policia.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven − 5 =

Previous Post

Bedri Hamza prezanton pesë zotimet e para: Rritja e pagave për sektorin publik, heqja e TVSH në produkte esenciale e në rrymë

Next Post

Bedri Hamza mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, thotë se qytetarët s’duhet të ndëshkohen për gabimet e qeverisë

Advertisement