Dark Mode Light Mode

Rashiq: Kam siguruar një mandat në Kuvend, i gatshëm ta votoj “Kurti 3”

Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka konfirmuar se sipas rezultateve të deritanishme ka fituar një ulëse në Kuvend.

Me këtë rast, Rashiq u shpreh se do ta votojë Qeverinë “Kurti 3”, por paraprakisht ka kërkuar një takim me Kurtin, në të cilin do t’i sqarohen disa çështje.

“Besoj se kemi siguruar një mandat, pasi diferenca e votave është e madhe dhe nuk jemi në rrezik sa i përket mandatit. Një mandat, por i vlefshëm. Unë kam përvoja të mira sa i përket bashkëpunimit me zotin Kurti. Ende nuk kemi biseduar për ndonjë lloj bashkëpunimi, por jam i sigurt se në ditët në vijim do të takohemi dhe do të bisedojmë. Jam i gatshëm për bashkëpunim, por normalisht ka detaje sa i përket përmirësimit të performancës. Nuk e shoh pengesën për vazhdimin e bashkëpunimit. Kushte nuk kemi për ta votuar Qeverinë Kurti 3, por ka kërkesa për korrigjime teknike për një drejtim më të mirë në interes të qytetarëve serbë. Vetë Kushtetuta thotë se një ministri duhet të udhëhiqet nga një ministër serb dhe të gjitha rrethanat po na drejtojnë drejt bashkëpunimit. Nuk e shoh pengesën në këtë moment që të vazhdojmë të bashkëpunojmë.” – tha ai.

Advertisement

Rashiq e ka lënë të hapur mundësinë e rizgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit, por fillimisht tha se është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të sqarojë nëse posti i nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb i takon Listës Serbe, si shumicë në parlament, apo nëse ky post mund t’i takojë atij.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 + 6 =

Previous Post

Hysen Durmishi shkon në Drenas, sheh nga afër vendet e vërshuara nga uji

Next Post

Qeveria mohon raportimet për takim të fshehtë Bislimi-Gjuriq

Advertisement