Dark Mode Light Mode

Rashiq: Jam i gatshëm të jem nënkryetar i Kuvendit

Rashiq shfaq gatishmëri për t’u rikthyer në krye të nënkryetarëve, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e kandidimit të Listës Serbe.

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka deklaruar për RTV21 se është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, nëse këtë ia lejon Gjykata Kushtetuese.

Rashiq tha se po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe për të përcaktuar nëse kjo parti ka të drejtë ekskluzive të propozojë kandidatin për nënkryetar. “Nëse Gjykata e konfirmon të drejtën ekskluzive të Listës Serbe, ne do ta respektojmë atë. Nëse mbetet siç është, unë jam i gatshëm të jem nënkryetar, pasi Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësim adekuat të serbëve,” tha Rashiq.

Advertisement

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, me 57 ulëse në Kuvend, ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat nga Lista Serbe, duke hapur mundësinë që Rashiq të rizgjidhet në postin e nënkryetarit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 5 =

Previous Post

Bekim Haxhiu mbetet jashtë Kuvendit – LDK-ja e ritkhen ulësen

Next Post

“Kur e kanë vizitu një nëndegë?”: Çka tha Shqipe Pantina për LDK-në, që e nervozoi Sokol Havollin?

Advertisement