Dark Mode Light Mode
Nga kritikat e ashpra te homazhet, qëndrimet ndër vite të Albin Kurtit për Ibrahim Rugovën
Ranë për liri, jetojnë në përjetësi: 27 vjet nga rënia heroike e Skënder Rexhepit dhe Fitim Durakut
Bill Clinton: Ibrahim Rugova ishte njeri i shkëlqyeshëm

Ranë për liri, jetojnë në përjetësi: 27 vjet nga rënia heroike e Skënder Rexhepit dhe Fitim Durakut

Në shënim të 27-vjetorit të rënies, u përkujtuan dëshmorët e atdheut Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku, të cilët u flijuan në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në këtë përvjetor përkujtimor, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe qytetarë, e nderuan jetën dhe veprën e tyre heroike, duke rikujtuar sakrificën dhe kontributin e çmuar që ata dhanë për lirinë e vendit.

Skënder Rexhepi, i njohur si Komandant “Hekuri”, dhe Fitim Duraku (Fita), i dalluar për përkushtimin e tij në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Xhavit Elshanin – Leopardin dhe Mustafë Bajraktarin, më 21 janar 1999, derisa ishin në krye të detyrës, u përballën me pritën e forcave serbe në Fortesë.

Advertisement

Si pasojë e kësaj përballjeje, Skënder Rexhepi ra heroikisht, ndërsa Fitim Duraku u plagos rëndë dhe, nga plagët e marra, ndërroi jetë më 4 prill 1999. Në të njëjtën përballje u plagosën edhe Xhavit Elshani dhe Mustafë Bajraktari, tashmë të ndjerë, të cilët jetuan për ta parë Kosovën të lirë.

Me angazhimin e tyre të pandërprerë për liri, këta dëshmorë lanë pas një trashëgimi të fuqishme atdhetarie dhe sakrifice.

Ata ishin veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare, të angazhuar në organizata atdhetare që vepronin fshehtas kundër pushtuesit, si LPK dhe LKÇK, e më pas luftëtarë të vendosur të UÇK-së, të cilët nuk u ndalën deri në frymën e fundit të luftës për liri dhe bashkim.

Në këtë përvjetor, u shpreh respekt dhe mirënjohje e përhershme për Skënder Rexhepin, Fitim Durakun, si dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − one =

Previous Post

Nga kritikat e ashpra te homazhet, qëndrimet ndër vite të Albin Kurtit për Ibrahim Rugovën

Next Post

Bill Clinton: Ibrahim Rugova ishte njeri i shkëlqyeshëm

Advertisement