Dark Mode Light Mode

Ramush Haradinaj shkon për vizitë në Washington

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga AAK njoftojnë se ai është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit të tij, thuhet se Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik, forcimin e marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-të, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − four =

Previous Post

Ymeri kritikon pushtetin: Patriotizmi nuk tregohet në KQZ, por në ekonomi dhe energji

Next Post

​19 vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

Advertisement