Dark Mode Light Mode

Rama shtron sofren per te varfurit

Tirane, 25 dhjetor (AIK-Presheva Jone / TCH)

Bashkia e Tiranës e ka kthyer në traditë tashmë që për cdo festë organizon një drekë për familjet e varfëra, duke u ndryshuar sado pak atmosferën atyre që nuk kanë mundësi të shtrojnë tryezën njëlloj si të tjerët.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, kryebashkiaku Edi Rama u premtoi këtyre familjeve se bashkia e Tiranës nuk i harron ata që kanë probleme ekonomike.

Advertisement

“Përmes këtyre festimeve të përbashkëta ne duam t’u themi se u jemi pranë, se jemi të vetëdijshëm për gjëndjen e tyre dhe se kjo vetëdije na shtyn që të bëjmë cdo ditë përpjekjet tona për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën e tyre, duke lehtësuar sado pak dhimbjet, hallet dhe problemet e panumërta që ju dhe ata si ju kanë”, ka deklaruar Rama.

Në drekën tradicionale të Krishtlindjes, organizuar nga bashkia e Tiranës ishin të ftuar rreth 200 persona në nevojë, të cilët përfitojnë shërbime sociale nga ky institucion.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 3 =

Previous Post

Berisha: Këtë vit festojmë të lirë ne ballkan dhe te Evrope

Next Post

Ekseprti maqedon thote se raporti i Martyt eshte i pasakte !

Advertisement