Dark Mode Light Mode

Radoniqi: Pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36 mijë vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar në QKN

Gjatë mbledhjes së sotme, kryetari i KQZ’së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati mbi 36 mijë vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN.

Po ashtu, ai shtoi se pas rinumërimit u janë shtuar 20 mijë e 978 vota kandidatëve të cilët nuk u ishin regjistruar saktë në QKN.

“Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN. Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi”, tha Radoniqi.

Advertisement

Ai tha se analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem.

“Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime me të mëdha tek disa kandidatë”, shtoi Radoniqi

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 8 =

Previous Post

Bajrami kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut: Të njëjtin qëndrim e mbaj

Next Post

Abdixhiku akuzoi “të moçmit” e LDK-së se ia vodhën votat Paris Gurit, por për çka akuzohej ai nga bashkëpartiakët e tij në zgjedhjet e kaluara?

Advertisement