Dark Mode Light Mode

Qytetaret e Preshevës ngrisin flamurin kuqezi në komunë dhe festojnë me këngë e valle

Preshevë, 28 Nëntor -Me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit, që nga orët e hershme të mëngjesit është vendosur flamuri kombëtar (paralel atij serb) në godinen e komunës së Preshevës. Presheva, si Tirana, Vlora e Prishtina ngreh flamurin shqiptar per nder te 28 Nëntorit. Por, mungojne urimet e liderëve?!, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit, që nga orët e hershme të mëngjesit është vendosur flamuri kombëtar në godinën e komunës së Preshevës.

Presheva, si Tirana, Vlora e Prishtina ngreh flamurin shqiptar për nder të 28 Nëntorit, shkruan Presheva Jonë.

Advertisement

Qindra te rinj kane dalë në sheshin Ilria, para komunës së Preshevës për ta kremtuar ditën e Flamurit 28 Nëntorit me flamurin e Skënderbeut. Ata festojnë, këndojnë dhe vallëzojnë me tupana e muzike shqiptare.

Ne fakt ceshtja e flamurit sikur festat apo simboleve tjera ne Luginen  e Preshevës  kane mbetur ne etër deri sa Beogradi flet per ndryshime ti flamurit kombëtar, kurse lideret heshtin, madje deri ne keto qaste ende asnjeri nuk ka uruar 28 Nentorin apo Diten e flamurit,  qe si duket janë në dilema meqe jane ne prag te”zgedhjeve dhe fushata ka nisur…Lideret e Preshevës urojne me shume per Bajramin e “Bozhiq” se sa per diten e Flamurit. Ne fakt te vetmin që e kane uruar deri me tani Diten e flamurit jane ata nga OVL e UCPMB-së.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 2 =

Previous Post

Ilir Meta nga Medvegja uroi 28-Nëntorin shqiptareve të Lugines me poezinë e një nxënëseje VIDEO

Next Post

Familja Mbretërore urim special per Luginen e Preshevës për festën e 28 Nëntorit

Advertisement