Dark Mode Light Mode

Qalaj: Zgjedhjet i fitoi një koalicion që për pesë vite me radhë e ka lodhur dhe dëmtuar Kosovën

Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se nuk ka arritur votat e mjaftueshme për të qenë deputet.

Ai ka vlerësuar se pritjet e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin tjera.

Advertisement

Duke e komentuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, Qalaj ka thënë se këto zgjedhje i fitoi një koalicion që për pesë vite me radhë e ka lodhur dhe dëmtuar Kosovën

“Këto zgjedhje i fitoi një koalicion që për pesë vite me radhë e ka lodhur dhe dëmtuar Kosovën: duke mbjellë përçarje mes njerëzve tanë, duke e ndarë shoqërinë, duke qeverisur keq, duke dobësuar ekonominë, duke poshtëruar institucionet, duke shkelur rendin dhe ligjin, duke ushqyer nepotizmin dhe duke cenuar rëndë marrëdhëniet tona me aleatët dhe partnerët strategjikë. Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën po përballemi sot”, ka shkruar Qalaj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 1 =

Previous Post

Hasani: Tërheqja e SHBA-së do të zbehë rëndësinë e mendimeve të Komisionit të Venecias në Ballkan

Next Post

Kapiteni i Policisë për aksionin: U angazhuan rreth 400 zyrtarë policorë, gjithçka ishte në bashkëpunim me Prokurorinë

Advertisement