Dark Mode Light Mode

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista me kandidatë për deputetë e Listës Serbe

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e KQZ-së dhe ka vendosur për certifikimin e listës me kandidatë për deputetë të Listës Serbe.

Kjo pas ankesës që është bërë në PZAP nga kjo parti, meqë në KQZ nuk ishte certifikuar lista me kandidatët për Parlamentin e Kosovës.

“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 11.12.2025, CERTIFIKOHET lista e kandidatëve (33 kandidat) të subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eight − 3 =

Previous Post

Nisin hetime për aeroplanin e rrëzuar në liqenin e Mavrovës, po drejtohej nga dy kosovarë

Next Post

Memli Krasniqi: Protesta në Shkup dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh

Advertisement