Dark Mode Light Mode

Publikohet një fotografi e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja Mimoza Kusari-Lila, ishte “politikanja e lartë e Kosovës” e përmendur në raportimet paraprake për takimin e zhvilluar me një politikane të lartë serbe në Zvicër.

Sipas raportimit, gjatë atij takimi cili thuhet se është mbajtur rreth një muaj e gjysmë pas sulmit në Banjskë Kusari-Lila ka komunikuar në mënyrë “aq familjare, sa ka habitur të pranishmit”.

Takimi në fjalë është pjesë e sesioneve joformale të organizuara nga organizata ndërmjetësuese, ku marrin pjesë përfaqësues politikë nga Kosova dhe Serbia, e ku të pranishëm ishin edhe deputetja tjetër Fitore Pacolli, anëtari i Listës Serbe Dolibor Jevtiç, si dhe eskponentë opozitarë si Bernard Nikaj, Ardian GJini e Lutfi Haziri.

Advertisement

Megjithatë, mënyra e komunikimit dhe koha kur është mbajtur ky takim, pra, pak javë pas incidentit të rëndë në Banjskë kanë ringjallur reagime dhe diskutime në skenën politike kosovare.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + seven =

Previous Post

Cakolli: Nëse presidenti s’zgjidhet deri më 5 mars, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Next Post

E trishtë: Kjo është gruaja që vdiq dje në QKUK, dyshohet se konsumoi detergjent

Advertisement