Policia shqiptare ka njoftuar se 11 efektivë janë lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore, si pasojë e sulmeve me bomba molotov, fishekzjarre dhe sende të forta gjatë protestës para Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Sipas njoftimit zyrtar, autorët e sulmeve ndaj Policisë janë identifikuar, ndërsa grupet hetimore po vazhdojnë punën për dokumentimin e veprimeve të dhunshme dhe shoqërimin e tyre në polici.
Njoftimi i policisë:
Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.
Eskalon protesta në Shqipëri, molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë
Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.




