Dark Mode Light Mode

Prokuroria Speciale pritet të caktojë masën e paraburgimit ndaj tre personave për rastin e gazetarit Syla

Prokuroria Speciale e Kosovës sot do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të  ndaluar për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, për rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit, Valon Syla.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

“Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të  ndaluar për veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së”, ka thënë Lutfiu.

Advertisement

Ndryshe, Prokuroria Speciale të mërkurën njoftoi se pas një angazhimi intensiv të hetuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit, është arritur që të identifikohen tre të dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes  dhe mos durimit’’.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − seven =

Previous Post

Votimi final, liberalizimi i vizave për Kosovën javën tjetër në Parlamentin Evropian

Next Post

Tentoi t’i korruptojë policët, arrestohet në magjistralen Gjilan-Prishtinë një shtetas i Serbisë

Advertisement