Dark Mode Light Mode

Prokuroria e Prizrenit sërish në aksion- Nis hetimet për grupin e dytë të dyshuarve për vjedhje të votave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka nisur hetime të zgjeruara lidhur me dyshimet për parregullsi në procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, dhe kanë të bëjnë me grupin e dytë të personave të dyshuar në këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), respektivisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, po vazhdojnë hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të dyshuarve në Prizren.

Advertisement

Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në Kapitullin XVIII lidhur me shkeljen e të drejtave të votimit dhe Kapitullit XXXIII Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Duke marrë parasysh interesimin e madh të mediave, Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 6 =

Previous Post

U vodhën afro një mijë vota për të, reagon kandidati i VV’së pas rinumërimit në Pejë

Next Post

Murseli nuk pranon se e ka parë Granit Plavën ditën e vrasjes: S’kisha qëllim ta blija armën nga e cila do vritej gruaja ime

Advertisement