Dark Mode Light Mode
Shala: Opozita të mos i votojë as Vjosa Osmanin, as Bekim Jasharin për president
Prokurori që e ngriti aktakuzën në rastin e Rezervës: Precedent i rrezikshëm nëse Kurti intervistohet në Qeveri
Vdiq Haki Dushi, një prej profesorëve të parë të Ekonomikut

Prokurori që e ngriti aktakuzën në rastin e Rezervës: Precedent i rrezikshëm nëse Kurti intervistohet në Qeveri

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka thënë se do të krijohej precedent i rrezikshëm, po që se Prokuroria do të shkonte në zyrë të kryeministrit për ta intervistuar Albin Kurtin në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

“Jo sepse nuk është mundësi ligjore në rend të parë dhe nuk mund të krijohen precedentë të tilla sepse janë shumë të rrezikshme për procesin e hetimeve”, ka thënë ai.

E nëse ka pasur precedentë të tillë në të kaluarën, Gashi ka thënë: “Jo, me sa e di unë, jo”

Advertisement

Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore, sa i përket ftesave për Kurtin. Ai ka thënë se Prokuroria e ka ftuar Kurtin duke e parë si të domosdoshme dhe në interes të rastit një dëshmi të tij. Pas refuzimit, ai ka thënë se është kërkuar nga gjykata që Kurti të detyrohet të paraqitet, por prapë kjo nuk ka ndodhur.

“Pavarësisht kësaj, ne me rastin e ngritjes së aktakuzës e kemi propozuar që të dëgjohet si dëshmitar sepse këtë na lejon edhe Kodi i Procedurës Penale. Ne shpresojmë shumë që i njëjti të paraqitet në gjykatë kur të marrë ftesën nga ana e gjykatës për të dëshmuar në shqyrtim gjyqësor. Në momentin kur kemi dorëzuar aktakuzën, të gjithë procesin gjyqësor e menaxhon gjykata. Edhe dëshmitarët edhe të pandehurit. Mosparaqitja e tyre ka pasoja ligjore që i vendos gjykata. Ne i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore qysh e parasheh ligji. Por jemi ku jemi sot në raport me këtë dëshmitar”, ka thënë ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 8 =

Previous Post

Shala: Opozita të mos i votojë as Vjosa Osmanin, as Bekim Jasharin për president

Next Post

Vdiq Haki Dushi, një prej profesorëve të parë të Ekonomikut

Advertisement