Aorta abdominale është ena kryesore e gjakut që furnizon organet vitale të barkut dhe gjymtyrët e poshtme. Sëmundjet që prekin këtë enë janë ndër gjendjet më serioze vaskulare, sepse shpesh zhvillohen pa simptoma të qarta dhe mund të çojnë në komplikime fatale nëse nuk diagnostikohen me kohë.

Sipas Dr. Med. Elmi Olluri, kirurg vaskular në Spitali Amerikan në Prishtinë, problemet më të shpeshta të aortës abdominale përfshijnë aneurizmën e aortës abdominale, ngushtimet (stenozat) dhe trombozat. Këto gjendje diagnostikohen dhe trajtohen pikërisht në Spitalin Amerikan, ku ofrohen shërbime të specializuara të kirurgjisë vaskulare me teknologji bashkëkohore.
Cilat janë simptomat?
Në shumë raste, sëmundjet e aortës abdominale janë “të heshtura” dhe zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimeve imazherike. Megjithatë, disa pacientë mund të paraqesin dhimbje të vazhdueshme në bark ose shpinë, ndjesi pulsimi në abdomen, lodhje të këmbëve gjatë ecjes, ose në raste më të rënda, dhimbje të forta dhe të papritura që kërkojnë ndërhyrje urgjente.
Si bëhet diagnostikimi?
Diagnostikimi i hershëm është kyç për parandalimin e komplikimeve serioze. Në Spitalin Amerikan, diagnostikimi realizohet përmes ekografisë abdominale, CT angiografisë dhe rezonancës magnetike, metoda që mundësojnë vlerësim të saktë të aortës dhe qarkullimit të gjakut.
Mundësitë e trajtimit
Trajtimi përcaktohet në varësi të gjendjes së pacientit dhe stadit të sëmundjes. Në rastet më të lehta, rekomandohet ndjekje mjekësore dhe kontroll i faktorëve të rrezikut. Në rastet më të avancuara, në Spitalin Amerikan aplikohen ndërhyrje kirurgjikale të hapura ose procedura endovaskulare minimalisht invazive, të cilat ofrojnë siguri më të lartë dhe rikuperim më të shpejtë për pacientët.
Dr. Olluri thekson se kontrollet preventive dhe konsultimi i hershëm me kirurgun vaskular janë vendimtare, pasi sëmundjet e aortës abdominale mund të menaxhohen me sukses nëse trajtohen në kohë dhe në qendra të specializuara.
Informacione kontakti
📍 Adresa: Rr. Shkupi, Nr. 25, pranë QKUK-së, Prishtinë
📞 038 221 661 | 038 60 70 60 | 049 513 513 | 046 60 70 60












