Dark Mode Light Mode

Prezantohet Ferrari, i shëmtuar, por i shpejtë

Një Ferrari e shëmtuar, por shumë e shpejtë, do të jetë ajo që do të synojë të fitojë titullin në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2012.

Këto ishin fjalët e drejtuesit të skuadrës, Stefano Domenicali, në prezantimin zyrtar të makinës së re, mëngjesin e së premtes.

F2012, e zbuluar gjatë një ceremonie nga dy pilotët, Alonso dhe Massa, është makina e 58 që ndërohet në historinë e Ferrarit për të marrë pjesë në gara.

Advertisement

Siç kishte paralajmëruar edhe presidenti Montezemolo, pamja e jashtme nuk premton shumë. Hunda me dy nivele i jep një pamje agresive dhe të shëmtuar mjetit, që përcjell ndryshime të rëndësishme aerodinamike, sidomos në krahët e përparmë dhe të pasëm.

Telajo gjithashtu ka ndryshuar, sidomos në pjesën e hundës, ndërsa makina do të jetë më e ngritur nga toka se paardhësja e saj F150.

Ndonëse është paralajmëruar si shumë e shpejtë, do të duhet të pritet deri në fillimin e testimeve të shtyrë nga rreshjet e dëborës, për të verifikuar nëse më në fund, makina e sivjetshme e Ferrarit do të jetë në gjendje të konkurrojë denjësisht me Red Bull apo McLaren.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × five =

Previous Post

Tiziano Ferro: Partneri im më bën të lumtur

Next Post

Britanikët kanë arritur në Tiranë,po kërkojnë talente

Advertisement