Dark Mode Light Mode

Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes.

Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist i fjalës së shkruar, luftëtar i mendimit të lirë dhe  njeriu që me guxim dhe përkushtim mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

“Si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte shtyllë e informacionit të drejtë dhe të paanshëm në kohë të errëta, kur e vërteta rrezikohej nga dhuna dhe shtypja. Kujtimi për Enver Malokun është i përhershëm, teksa puna dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë sonë, ndaj e vërteta që ai mbrojti do të jetojë gjithmonë dhe do të mbrohet kur autorët të dalin para drejtësisë. Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, ka thënë Osmani.

Advertisement

Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine − 5 =

Previous Post

Anton Quni, thirrje për të rinjtë e Prizrenit të bëhen pjesë e ndryshimit

Next Post

Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik

Advertisement