Dark Mode Light Mode

Presidentja Osmani kujton Enver Malokun: Intelektuali që besoi te fuqia e fjalës dhe vizioni rugovian

Një zë i urtësisë dhe i dinjitetit, që luftoi për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt Perëndimit.

Sot kujtojmë Enver Malokun, intelektualin e qetë, atdhetarin dhe bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai ishte zëri i urtësisë dhe i dinjitetit në kohët më të vështira për Kosovën, arkitekt i komunikimit politik që e çoi të vërtetën tonë përtej kufijve.

Presidentja Vjosa Osmani thekson se Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, dialogu dhe vizioni rugovian i lirisë, duke punuar për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt Perëndimit. Ai shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të thella në rrugën shtetformuese të vendit.

Advertisement

Vrasja e Enver Malokut mbetet një krim që kërkon zbardhjen dhe vënien e autorëve para drejtësisë, një obligim i institucioneve dhe borxh ndaj zërit të së vërtetës.

Presidentja Osmani përfundon mesazhin me një homazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − seven =

Previous Post

Agim Veliu kërkon dorëheqje dhe zgjedhje në LDK: Nuk është dobësi, por pjekuri politike

Next Post

Ramush Haradinaj kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e rënies së tyre: Lavdi e përjetshme

Advertisement