Dark Mode Light Mode

Presidentja Osmani fillon vizitën e saj në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje udhëtoi për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.

Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.

Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.

Gjatë qëndrimit në Romë, Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 − three =

Previous Post

Arteta komenton nevojën për transferime të reja

Next Post

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve: Asnjë euro s’e kemi marrë nga Qeveria, Kurti s’pranon të na takojë

Advertisement