Dark Mode Light Mode

Presidentja e Republikes znj.Jahjaga priti zv.kryeministrin Pacolli

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim pune zëvendëskryeministrin e pare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zotëri Begjet Pacollin, i cili e njoftoi Presidenten e vendit për vizitat në disa vende afrikane dhe për lobimin që po e bën për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e miqve të Kosovës në misionet konkrete të vullnetit të mirë.

Zëvendëskryeministri Pacolli e informoi Presidenten edhe për gjendjen ekonomike, për politikën e privatizimit, për investimet në Kosovë, duke gjetur mundësinë e shfrytëzimit të fondit të privatizimit për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e z.Pacolli në kapërcimin e ngërçit politik dhe në zgjedhjen e Presidentes, si faktor uniteti dhe konsensusi, duke theksuar angazhimin për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 2 =

Previous Post

Merkel në Gjenevë: Bota mund të mësojë prej Gjermanisë

Next Post

Këshilli Komunal i Preshevës drejt perfeksionimit të administratës

Advertisement