Preshevë, 5 prill -Presidemnti historik i Kosoves Dr.Ibrahim Rugova deri ne vdekje nuk ju kishte ndare Lugines se Preshevës apo Kosoves Lindore siq e qunate ai. Nuk ka konferenca apo kongrese, samite ne nivele rajonale apo ndekrombëtare qe ai nuk folur apo permendeur shqiptaret e Preshevës, situate politike shqipareret e shtypur nen Serbi. Ne viziten e fundit njeherit intervisten e fundit ne Crans Momtantana te Zvicres Ibrahim Rugoba qe kishte zhvilluar me gazezarin e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” ai ne këte bisede t ehajtë krahas zhvillimeve dhe sitautes ne Kosovë bashke me kontrubutin e ndekrobëtareve (SHBA. NATOs dhe BE-së) ne avncimin e procesve ne rajon kishin biseduar edhe për situaten ne Luginen e Preshevës, sidomos zgjedhjet ne Serbi dhe shqiptaret ne rajon. Lidhur me këte ja se cfare kishte thënë dr.Rugova:
“Në cdo vend demokratik te botës zgjedhjet mbahen per nje qellim per te avancuar proceset demokratike dhe duke ndryshuar apo permisuar situten e nje mjedisi shoqëror, ne këte rast te pakicat, nese ndjehen te shtypura apo të diskriminuara. 14+-Aparati shtetëror serb sikru ne Serbi ashut edhe ne Kosovë me vite te tera orgaizonte zgjedhjet, por situata për shqiptaret nuk ndyrsh te e as nuk avanconte. Jo vetëm qe nuk avanconte por shqiparet edhe pse dilnin ne zgjehdjet e Serbise, per ta bëhej edheme keq, ishin viktime e dhunes, malltretimeve, burgoseshin, montoheshin proceseve gjyqesore verbale, shiuptaret ndiqeshin, vriteshin apo zhdukeshin.
Për te mos qene me viktime e kesaj dhune, represioni sistematik, ne filimisht benin protesta. Por as ato nuk e ndryshuar aq sa duhet situaten, ne filluam te bojkotojme zgjedhjet ne Serbi, nisem te funksionojmë si nje shoqëri paralele, shkëputem bizneset dhe pazarlleqet me Serbine ata qe bënin, dhe e kshtu filluam te veprojme, si nje mjedis plotesisht të pamvaruart nga Serbia deri tek shpallja e pamvaresisë.
Mos harroni se fillimisht edhe OSBE,edisa vende evropiane na kritikonin pse qyteraet e Kosovës bojkotonin zgjedhjet ne Serbi. Bile shpesh na cilesonin si “faktor destabilizues” Por me vone edhe OSBE dhe nderkombëtaret e kuptuan se bojkotimi i zgjedhjeve serbe ne Kosovë kishte aresyet e veta dhe se shqiptaret kishin të drejten e vete për vetvendosje aq më teper se në Serbi, shqiptaret shumice ne Kosovë ishte pala shtypëse, ishte viktime e politikave diskriminuese.
Edhe ne Luginen e Preshevës situata nuk eshte e mirë edhe pse pritej dhe ishte premtuar se pas rrezimit te diktatorit Miloshevic do të ndryshojne gjerat pozitivisht ne terren. Në fakt kane ndryshuar pozitivisht gjerat ne terren por vetëm per serbet ne Kosovë, por jo edhe për shqiptaret ne Luginen e Preshevës. Nese Begradi vazhdon te diskriminoj shqiptaret e Lugines, kane plotesisht të drejte per te bojkotojne zgjedhjet në Serbi, madje edhe te mendojne për vetvendosje gje kjo e garantuar nga Karta e OKB-së dhe ajo e Hesinkit per popujt autokton. Kam pershtypjen se Beogradi po perfiton mjaft me organizmin e zgjedhjeve ne Luginen e Preshevës, me te cilin proces Serbia po hap dyert e integrimeve evropiane
JA EDHE INTERVISTA E PLOTE ME PREsIDENTIN RUGOVA
EKSKLUZIVE Intervistë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhënë gazetarit te agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” ne Forumin nderkombëtar te Crabsn monstana ne Zvicër
* Z. President, në Forumin e sivjemë Ndërkombëtar të Crans-Montana-s ju prezentuan si President i Kosovës. A mund të na thoni shkurtimisht për fillim të bisedës sonë rreth qëllimit të pjesëmarrjes suaj në këtë samit botëror ?
Dr. RUGOVA: Ju, siç e dini, edhe herave tjera kam përcjellur punimet e Forumit të Crans-Montana-s dhe, për dallim nga vitet tjera, ky forum këtë vit ishte edhe jubilar, ishte pra dhjetëvjetori i aktiviteteve të këtij forumi, i cili kishte dhënë kontributin e vet në inaugurimin e proceseve të reja demokratike dhe në zgjerimin e konceptit të saj. Demokraci nuk mund të nënkuptojmë vetëm zgjedhjet, por edhe çështjet ekonomike, kooperimit të jetës sociale,me një fjalë një ndihmesë për rajonin dhe mbarë Evropën Juglindore.
* Zoti Rugova, diskutimi i juaj para pjesëmarrësve të samitit nga të pranishmit u mirëprit me duartrokitje frenetike. Mund të na veçoni disa aspekte nga fjalimi juaj ?
Dr. RUGOVA: Në seancën e dytë të Forumit të Crans-Montana-s, që iu kushtua kryesisht Kosovës, ku morën pjesë edhe burra shtetesh dhe personalitete tjera të njohura botërore, diksutimi im qe përqëndruar kryesisht në zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rolin e faktorit ndërkombëtar në vënien e paqes në Kosovë me rastin e prezencës së trupave të NATO-s në rajon. Instalimi i trupave të NATO-s dhe i KFOR-it në Kosovë është një lajm i mirë për ardhmërinë e Kosovës, ndërsa administrata civile hap perspektiva të reja. Gjithashtu, u përqëndrova në rindërtimin e Kosovës, rindërtim ky politik, demokratik, ekonomik, social e fizik, sepse, siç e dini, Kosova ka pësuar shkatërrime të mëdha. Çështja tjetër është se, në fazën kalimtare, duhet t’i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet, të cilën gjë e kemi dëshmuar qe dhjetë vjet.
* Zoti Rugova, këtu desha të ndërlidhem, se Ju për gati një dekadë keni kërkuar që Kosova të vihet nën protektorat ndërkombëtar. Kërkesa juaj u realizua, po tash shqiptarët çfarë i pret?
Dr. RUGOVA: Prania e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë (në fakt Kosova është vënë nën protektorat ndërkombëtar) ishte një kërkesë e kahershme jo vetëm e institucioneve kosovare por e mbarë popullatës civile për t’u mbrojtur nga një regjim i egër fashist i udhëhequr nga Millosheviqi. Institucionet dhe popullatën e Kosovës tash i pret që të punojnë, që të ndihmojmë të gjithë bashkarisht trupat e NATO-s, OKB-në, të ndihmojnë administratën civile, të organizojmë zgjedhjet e reja dhe të angazhohemi të gjithë bashkërisht të jemi racionalë dhe seriozë në vendosjen e ardhmërisë së Kosovës, të ndihmojmë përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të cilat gjenden në Kosovë për të ndihmuar popullatën e vuajtur kosovare. Angazhimet tona dhe obligimet ndaj faktorit ndërkombëtar në Kosovë duhet të jenë me përgjegjësi duke dëshmuar para tyre se jemi të aftë të mbajmë shtet, duke realizuar kështu në praktikë pavarësinë e Kosovës, sepse kjo është për interesat tona. Do të shtoja se të pranishmëve ua bëra të qartë se pretendimet e insitucioneve kosovare vazhdimisht kanë qenë dhe janë që Kosova të posedojë statusin e shtetit të pavarur, por jo një separatizëm i stilit klasik. Përkundrazi, synimi ynë është Kosova e lirë dhe demokratike e hapur me të gjithë dhe e drejtuar kah Evropa, natyrisht duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga përcaktimi nacional, konfesional apo ideologjik. Njoftuam përcaktimet tona për pavarësi, në të cilën rrugë Kosova tashmë ka hyrë, duke i dhënë përparësi rikonstruimit të saj. Sot Ballkani i nxehtë dhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos Evropa Juglindore, ka nevojë për demilitarizim total dhe të integrohet në familjen e shoqërive të civilizuar duke respektuar njëri-tjetrin dhe të mbizotërojë toleranca. Në tërësi, do të thoja se, Forumi i sivjemë kishte në fokus Kosovën dhe ardhmërinë e saj.
* Ne forumin Nderkombëtar te Crans Montana krahas personaliteteve botërore edhe juve ju eshte ndarë shpërblimi jubilar “Çmimi i Fondacionit Crasn Montana″ për rolin dhe kontributin tuaj për paqe dhe liri të popullit shqiptar të Kosovës. Çfarë domethënie ka shpërblimi i Crans-Montana-s për ju dhe Kosovën, Z. President ?
Dr. RUGOVA: Natyrisht ishte një gëzim dhe lajm i mirë për mua personalisht, njëkohësisht edhe një lajm i mirë për popullin e Kosovës, lajm ky i dytë pas atij të vendosjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe kthimit të popullatës kosovare në shtëpitë e veta. Shpërblimi në fjalë i Crans Montana-s kishte edhe vlerën e vet sepse ai i jepet Kosovës në cilësinë e Presidenti të Republikës, që në fakt ka domethënien e vet se bashkësia ndërkombëtare po i afrohet njohjes së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë dhe në demokraci, i pavarur nga regjimi i diktatorit të Milloshevqit, për ruajtjen e rendit demokratik dhe ruajtjes së institucioneve të shtetit të Kosovës të themeluara nga vitet e 90-ta. Me një fjalë ishte ky një shpërblim shenjë për mirënjohjen e strukuturave të vendit tonë dhe sakrificës së popullit të Kosovës për të jetuar i lirë.
* Zoti President, kur është fjala rreth aktivitetit tuaj diplomatik në perendim, gjatë qëndrimit treditor këtu në Crans-Montana, sigurisht, zhvilluat takime me personalitete të ndryshme botërore. Kë takuat dhe çfarë biseduat me ta ?
Dr. RUGOVA: Punimet e forumit të Crans-Montana-s i përcollëm bashkarisht shumë personalitete botëre, burra shtetesh, përfaqësues të NATO-s, të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, OSBE-së etj. Gjatë këtyre ditëve takova Ambasadorin Amerikan Hill, të dërguarin e presidentit Klinton Jesi Jekson, shefin e diplomacisë zvicerane Diess, Zëdhënësin e Aleancës, Jamie Shea, Presidentin Boshnjak Izetbegoviq, Presidentin Maqedon Gligorov etj. Me të gjithë këta biseduam mbi zhvillimet më të reja në Kosovë, duke i dhënë përkrahje të parezervë riatdhesimit të popullatës shqiptare të dëbuar muajve të fundit me dhunë nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, rikonstruimit të Kosovës, instalimit të insitucioneve demokratike dhe bashkëpunimit të ardhshëm të Prishtinës zyrtare me vendet fqinje. Edhe më madhështore ishte prania e pozitës dhe opozitës nga Shqipëria në punimet e sivjeme të forumit të Crans-Montana. Kishim një takim vëllazëror me ish-presidentin e Shqipërsë Dr. Sali Berishën, pastaj me ministrin Milo etj. Falënderova Milon për mirëpritjen e mijëra njerëzve tanë në Shqipëri dhe bujarinë e tyre që i ofruan kosovarëve. Njëkohësisht, tash e tutje, do të zhvillojmë një bashkëpunim më të dendur mes Tiranës dhe Prishtinës me krijimin e një klime të re në Kosovë. Natyrisht zhvilluam takime dhe biseda edhe me aktivistë e bashkatdhetarë që veprojnë dhe punojnë përkohësisht në Zvicër.
* Zoti President, para pak çastesh kisha një takim me Ambasadorin e SHBA-ve, Z. Hill dhe Z. Shea rreth ardhmërisë së UÇK-së. Pra, ku do të jetë nesër UÇK-ja, e cila luajti një rol të pakontestueshëm në stabilitetin e rajonit ?
Dr. RUGOVA: Ardhmërinë e UÇK-së e shpjegon qartë edhe marrëveshja e Konferencës së Rambujesë, që ajo të transformohet në një parti dhe në polici kosovare, siç janë prononcuar edhe përfaqësuesi amerikan dhe ai i NATO-s, Z. Hill dhe Z. Shea. Më konkretisht, krah për krah me UÇK-në ka luftuar bashkarisht e mbarë popullata civile me uniformë e pa uniformë kundër agresorit serb. Po e përsëris se transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në forcë në favor të mbrojtjes së Kosovës do të japë mundësi për krijimin e një force poashtu nacionale të Kosovës.
* z.President, sikur në Serbi edhe ne Luginen e Preshevës për cdo kater vjet mbahen zgjedhjet. Por fatkeqesisht situata ne rajon nuk ndryshon, ku shqiptaret vazhdojne të jene viktime e dhunes dhe politikave diskriminuese te qeverise serbe. Shqiptaret e Lugines a kene te drejte te bojkotojne zgjedhjet serbe, nese vazhdon diskriminimi i tyre ?
Ibrahim RUGOVA: Në cdo vend demokratik te botës zgjedhjet mbahen per nje qellim per te avancuar proceset demokratike dhe duke ndryshuar apo permisuar situten e nje mjedisi shoqëror, ne këte rast te pakicat, nese ndjehen te shtypura apo të diskriminuara. 14+-Aparati shtetëror serb sikru ne Serbi ashut edhe ne Kosovë me vite te tera oraizonte zgjedhjet, por situata për shqiptaret nuk ndyrsh te e as nuk avanconte. Jo vetëm qe nuk avanconte por shqiparet edhe pse dilnin ne zgjehdjet e Serbise, per ta bëhej edheme keq, ishin viktime e dhunes, malltretimeve, burgoseshin, montoheshin proceseve gjyqesore verbale, shqiptaret ndiqeshin, vriteshin apo zhdukeshin. Për te mos qene me viktime e kesaj dhune, represioni sistematik, ne filimisht benin protesta. Por as ato nuk e ndryshuar aq sa duhet situaten, ne filluam te bojkotojme zgjedhjet ne Serbi, nisem te funksionojmë si nje shoqëri paralele, shkëputem bizneset dhe pazarlleqet me Serbine ata qe bënin, deh e kshtu filluam te veprojme, si nje mjedis plotesisht të pamvaruart nga Serbia deri tek shpallja e pamvaresisë.
Mos harroni se fillimisht edhe OSBE,edisa vende evropiane na krtikonin pse qyteraet e Kosovës bojkotonin zgjehdjet ne Serbi. Bile shpesh na cilesonin si “faktor destabilizues” Por me vone edhe OSBE dhe dnerkombëtsaret e kuptuan se bojkromi i zgjedhjeve serbe ne Kosovë kishte aresyet e veta dhe se shqiptaret kishin të drejten e vete për vetvendosje aq më teper se në Serbi, shqiptaret shumice ne Kosovë ishte pala shtypëse, ishte viktime e politikave diskriminuese.
Edhe ne Luginen e Preshevës situata nuk eshte e mirë edhe pse pritej dhe ishte premtuar se pas rrezimit te refgjimit të diktatorit Miloshevic do të ndryshojne gjerat pozitivisht ne terren. Në fakt kane ndryshuar pozitivisht gjerat ne terren por vetëm per serbet ne Kosovë, por jo edhe për shqiptaret ne Luginen e Preshevës. Nese Begradi vazhdon te diskriminoj shqiptaret e Lugines, kane plotesisht të drejte per te bojkotojne zgjedhjet në Serbi, madje edhe te mendojne për vetvendosje gje kjo e garantuar nga Karta e OKB-së dhe ajo e Hesinkit per popujt autokton. Kam pershtypjen se Beogradi po perfiton mjaft me organizmin e zgjedhjeve ne Luginen e Preshevës, me te cilin proces Serbia po hap dyert e integrimeve evropiane