Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Agim Ademin për rizgjedhjen e tij si President i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Infantino e ka bërë këtë urim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi me Ademin.
“Urime Agim Ademit për rizgjedhjen si President i Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka shkruar Infantino.
Rizgjedhja e Ademit në krye të FFK-së konsiderohet një vazhdimësi e rëndësishme për zhvillimin e futbollit kosovar dhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare të futbollit.




