Data 28 Korrik do të mbahet mend në Preshevë si dita kur për herë të parë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit zbarkoi në Luginë, për të ndjekur nga afër “Turneun e Luginës” i cili edhe ishte i mbështetur plotësisht nga FSHF dhe z. Duka, madje duke e trajtuar si një projekt tepër i përzemërt, kjo pasi që një pjesë e madhe e stafit të FSHF ishin të angazhuar duke asistuar në cdo aspekt, duke ja bërë tepër të lehtë punën organizatorëve.
Turneu i cili fillo ditën e enjte datë 24 Korrik, përfundoi me finalet e grupmoshave u7, u9, u11 dhe u13 e ku kishin një spektatorë të vecantë, e kishin zv. presidentin e UEFA-së, z. Armand Duka i cili u kënaq duke parë nga afër një “Gjimshit” të ri, një “Strakosha” të ri apo edhe një “Broja” të ri të cilët edhe i shprehën dëshirën z. Duka që në të ardhmen të ua zënë vendin yjeve të sotëm të kombëtares.
Nën mbështetje të ambasadave shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e sidomos nën mbështetjen e ambasadës shqiptare në Serbi, e të ambasadorit Canaj, rrugëtimi i z. Duka për në Preshevë ishte tepër i lehtë, pa pritje në kolona.
I shoqëruar në Serbi nga ambasadori Canaj dhe organizatori Maliqi, z. Duka së pari e vizitoi komunën e Bujanocit ku u prit nga kryetari Arbër Pajaziti i cili e falemnderoi i emocionuar për vizitën ku i ka ofruar mbështetje të plotë si komunë, në cdo aktivitet të FSHF-së që mund ta ketë në shtetin e Serbisë, sado modeste të jetë ajo.
Edhe z. Duka e ka falemnderuar z. Pajaziti për mikpritjen dhe gadishmërinë për ndihmë duke vlerësuar lartë gadishmërinë e ndihmës. z. Duka nuk la pa përmendur edhe kapitenin e kombëtares, z. Gjimshiti i cili vjen pikërisht nga Tërrnoci (Bujanoc).
Pas Bujanocit, rradha ishte ta vizitonim Preshevën ku në një pritje solemne nga kryetarja Sinani takim u zhvilluar në një frymë vëllazërore. Sikur Bujanoci, edhe Presheva u shprehën të nderuar me vizitën e z. Duka, si vizitë e parë e një niveli të tillë. Duke e falemnderuar për vizitën, z. Duka iu bënë disa kërkesa për ndihmë në infrastrukturë sportive të cilat z. Duka premtoi se do ti shqytrojë me kujdes dhe do të bëjë gjithcka që është e mundur.
Pas takimit me kryetaren Sinani, z. Duka zbarkoi në stadiumin e qytetit ku po e prisnin fëmijët dhe publiku i entuziazmuar që të përshëndeteshin me të parin e FSHF. z. Duka i përshëndeti shumicën dorë më dorë. Nën një mot të freskët, ideal për ndeshje futbolli, z. Duka me bashkëpuntoren e tijë, znj. Anila Basha shijuan ndeshjet finale të fëmijëve U11 dhe U13, ndërkohë që ndeshjet U7 dhe U9 tashmë kishin përfunduar.
Pas përfundimit të ndeshjeve, z. Duka, znj. Basha, ambasadori z. Canaj dhe kryetarja znj. Sinani i shpërndane tek fëmijët medaljet duke ua dhënë dorën një nga një të gjithë fëmijëve, e në fund edhe trofetë për kapitenët të cilët të lumtur sa ska, i quan tek shkët e skuadrës për të festuar.
Vizita përfundoi me një darke të përbashkët të mysafirëve nga FSHF, institucionet lokale dhe organizatorët , ku patën rastin të bisedojnë gjërë e gjatë tema të lira, jo vetëm sportive, por edhe argëtuese e shpesh dhe komike.
z. Duka u shoqëruar nga ambasadori Canaj dhe organizatorët deri tek pika kufitare me Kosovën në Depce, ku vazhduan për në Kosovë.
“Ishte kjo një vizitë e paharruar për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, shpresojmë të ketë qenë po aq e këndshme edhe për mysafirët nga Shqipëria”, tha për fund organizatori Maliqi.