Dark Mode Light Mode

Presidenti Ademi uron Toni Kukën dhe Distria Krasniqin, po na bëni krenarë!

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi e ka uruar për titullin e më të mirit të botës që iu nda sonte trainerit Driton Kuka si dhe xhudistes Distria Krasniqi.

Ademi tha se sukseset si këto tuajat i motivojnë të rinjët e vendit tonë që në ëndërrat e tyre për sukses, mos të shohin asnjë pengesë, nëse e kanë vullnetin.

Ja postimi i plotë i z. Ademi:

Advertisement

Sonte xhudo na dhuroi një tjetër emocion të veçantë. Kësaj radhe jo në tatami, por nga ceremonia e më të mirëve të vitit nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).

Kampionia olimpike, vajza jonë e artë, Distria Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë, derisa mjeshtri ynë Driton Kuka me plot meritë u zgjodh trajneri më i mirë në rruzullin tokësor.

E mbrëmjet si kjo pa dyshim na bëjnë krenarë të gjithë shqiptarëve. Toni, Majlinda, Distria, Nora, Loriana e Akili janë udhërrëfyes dhe motiv shtesë për të rinjtë kosovarë për të arritur në majat e sportit botëror.

Urime Driton Toni Kuka e Distria Krasniqi, suksese të vazhdueshme!

👏👏👏 🇽🇰 🏆🥇

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 13 =

Previous Post

Presidenti Ademi takon homologun e tij kamerunas, i cili njëherit ështe edhe legjendë e Barcelonës

Next Post

Ademi: Tani Kosova e ka kohën për rezultate, trajneri i ri para miqësoreve të marsit

Advertisement